Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë disa fotografi nga koleksioni i Paolo Rossit në Muzeun Kombëtar.
Këto fotografi Rama i ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook, raporton Klan Kosova.
“Mirëmëngjesi dhe me disa pamje nga koleksioni i jashtëzakonshëm i Paolo Rossit, të cilin mund ta shijoni në Muzeun Kombëtar, falas deri në fund të muajit, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.