Mamurrasi ishte ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama, nga ku pa pasojat shkatërrimtare të tërmetit.“Do ta rregullojmë shtëpinë do ta bëjmë të re. Me besim me durim pak. Do ta bëjmë shpejt:, shprehet Rama.
Për ata që duan të përfitojnë padrejtësisht nga kjo situatë, kryeministri ua tha prerë.
“Kanë filli disa me i ra shpive me idenë se do t’ju bëjmë shtëpi të reja. Nuk kanë për të marrë . Ata nuk kanë për të marrë duke u rënë me varre shpive. Ca është regjistru … të tjerët nuk quhen ta shembin të bëjnë ca të dunë të rrinë të luajnë si ky çuni në fushë”, ka thënë më tej.
Ndërsa në Laç, temperatura e bisedës mes kryeministrit dhe banorëve që kërkonin sqarime të detajuara ishte e nxehtë.
“ Ama deri tani ska pyt njeri unë e kam babën 68 vjeç ta dimë të rrimë apo mos të rrimë. Ne nuk jena duke prit për ndihma ushqime as batanije për bukë nuk jam duke vdek unë kam humb punën në Zvicër kam ardh këtu se kam dy pleq mrena”, ka thënë një qytetare, transmeton TCh.
“Në çadër dimërore nuk ka problem as për 68 vjeç as për 168 vjeç nuk fusin shi janë me energji televizor e të gjitha. Babi me ty në çadër deri kur të rindërtohet shtëpia. S’ka ca të vij më njeri aty. Është e pabanueshme do bëhet edhe një kontroll i dytë a riparohet dot apo jo dhe do bëjmë shtëpinë e re dhe do ta ketë babi shtëpinë e re më të mirë se e jotja në Zvicër”, tha Rama.