Rama në Ditën e Çlirimit: Demokracia matet me institucione të forta

Prishtinë | 12 Qer 2026 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se sot në Ditën e Çlirimit kujtojnë sakrificën e gjithë atyre që luftuan për Kosovën.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Rama ka shkruar se demokracia matet me institucione të forta, me drejtësi të barabartë, me liri të shprehjes.

Postimi i tij i plotë:

Në këtë Ditë të Çlirimit të Kosovës, kujtojmë se sakrifica e atyre që luftuan për Kosovën na obligon të ndërtojmë një shoqëri ku liria nuk është vetëm e drejtë kushtetuese, por realitet i përditshëm, dhe ku demokracia nuk mbetet ideal, por bëhet kulturë e jetës sonë politike dhe qytetare.

Demokracia matet me institucione të forta, me drejtësi të barabartë, me liri të shprehjes, me respekt për mendimin ndryshe dhe me mundësi të barabarta për secilin qytetar.

Nderimi më i madh për ata që ranë për Kosovën nuk janë vetëm fjalët dhe kujtimet, por ndërtimi i një shteti ku sundon ligji, ku mbrohet dinjiteti i secilit dhe ku përgjegjësia publike është vlerë, jo përjashtim.

Urime 12 Qershori, Dita e Çlirimit të Kosovës!

Të ngjashme