Rama në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, i shkon Mustafës në Prapashticë

Prishtinë | 30 Qer 2020 | 09:09 | Nga Albana Hajdari

Kryeministri shqiptar Edi Rama edhe sot në Kosovë po vazhdon takimet më liderët politik, raporton Ekonomia Online.

Ai e nisi vazhdën e takimeve me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në fshatin e tij në Prapashticë, ani pse takimi ishte paraparë të mbahet në selinë e LDK-së.

Më pas Rama do të takohet edhe më kryetarin e AKR-së Behgjet Pacollin dhe të parin e Prishtinës Shpend Ahmetin.

Në agjendën e tij është paraparë edhe takimi me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, po ky i fundit është deklaruar se nuk do të takohet më të pas një përplasje që kishin gjatë kohës sa Haradinaj ishte kryeministër.

Në fund të vizitës së tij dy ditore, Rama në 14:00 do të mbajë konferencë për medie për të njoftuar në detaje për vizitat me krerët institucional të Kosovës, pas aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Thaçi dhe kryetarit Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme