Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se nga sot në portalin e-albania mund të merren lejet edhe për daljet për arsye shëndetësore.
Rama thotë se, ata që lëvizin pa leje do të ndëshkohen.
“Ata, që lëvizin pa lejen nga e-Albania dhe nuk zotërojnë dokument mjekësor për të justifikuar leje-daljen për arsye shëndetësore, kryejnë një shkelje që ndëshkohet në bazë të Aktit Normativ dhe masave të reja në Kodin Penal!”, njofton Rama.