Rama nuk prononcohet për media pas takimit me Konjufcen, thotë se nuk e ka homologun

Prishtinë | 06 Kor 2023 | 19:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar takimi ndërmjet Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit kryeministri Rama nuk ka pranuar të deklarohet për media, ai shkurt ka thënë se “nuk e kam homologun”, duke ju referuar kryeministrit Albin Kurti.

Kujtojmë se vizita e Ramës në Kosovë ishte e shoqëruar me shumë diskutime dhe polemika, pasi kryeministri Albin Kurti nuk kishte pranuar të takohej me homologun e tij nga Shqipëria.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryeministrin Rama, me të cilin ka diskutuar për proceset e ardhshme në agjendën ndërkombëtare, me theks në Samitin e NATO-s dhe Samitin e Procesit të Berlinit.

Të ngjashme