Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur në lidhje me shkarkimin e drejtorit të Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu.
Rama deklaroi se kishte pritur shumë për zgjidhjen e problemeve me mbeturinat në kryeqytet, por sipas tij drejtori Musliu nuk e kishte kryer punën.
“Rezultatet nuk kanë qenë në pritshmëritë e mija në dikasteret e ndryshme në këtë rast të shërbimeve publike, çështja e mbeturinave është diskutuar vazhdimisht, kam vendosur shumë data për zgjidhjen e këtij problemi por nuk është zgjedhur”, theksoi Rama.
Kryetari Rama thotë se të gjitha mundësitë kanë qenë të zgjidhet ky problem.
“Qytetarët na kanë zgjedhë me ky punë e jo me pasë zvarritje të proceseve”, u shpreh Rama.
“Nuk kam pasur mundësi tjetër përveç me e ndërru drejtorin për arsye të pamundësisë për me zgjidhë problemin e mbeturinave. Kam bërë presion të zgjidhet ky problem, të gjitha mundësitë i kemi dhënë me subvencione”, deklaroi Rama në ATV.