Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur arritjen e aneks- marrëveshjes për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Ai në një postim në Facebook ka njoftuar se është rrugës për në Prishtinë për dekadën e parë të shtetësisë së Kosovës.
“Rrugës për Prishtinë ku sapo dëgjova për hapin e rëndësishëm drejt finalizimit të demarkacionit me Malin e Zi! Uroj të mbyllet sa më parë”, ka shkruar ai.