Rama pret kryeshefen e MCC-së, diskutojnë për “Prishtina HeatSave”

Prishtinë | 19 Tet 2022 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama, e ka pritur në takim kryeshefen e MCC-së, Alice Albright, me të cilën kanë diskutuar për projektin “Prishtina HeatSave”.

Projekti në fjalë po implementohet në kuadër të renovimeve në objektet banesore për efiçiencë të energjisë.

Me këtë rast qytetarët që janë të kyçur në rrjetin e ngrohjes së “Termokosit”, iu mundësohet rregullimi vetanak i temperaturave.

“Prishtina HeatSave” është një projekt që financohet nga MCC dhe Komuna e Prishtinës.

Ky projekt kushton nëntë milionë euro.

Të ngjashme