Në studion e hapur të Eni Vasilit, kreu i opozitës, Lulzim Basha deklaroi se Edi Rama dhe Ilir Meta janë në panik nga rritja e opozitës. Sigla PD sipas tij do të fitojë mbi 72 deputetë në zgjedhjet e së dielës.
Për herë të parë Lulzim Basha ka deklaruar pritshëmritë e tij përkthyer në mandate deputetesh në zgjedhjet e së dielës. Nëse Rama kërkon 71, Basha beson se do të marrë mbi 72 deputetë
“Ne do të fitojmë mbi 72 mandate. Kërkoj të rregulloj motorin që është ekonomia. Nuk më intereson timoni. Kam përvojën, ekipin, planin dhe mbështetjen për realizimin e tij. Motori është ekonomia, atë do të rregulloj”
Sipas Bashës rritja e opozitës është ajo që ka çuar Edi Ramën dhe Ilir Metën, në deklarata të padëgjuara më parë nga ndonjë lider politik në këto vite demokraci.
“Në qoftë se do kishin rritje nuk do ishin në panik: njëri thotë të armatoset populli, tjetri I bën thirrje policisë të mbledhë vota. Nese do ishin fitues pse do ju ikte mendja e kokës…se dinë që ditën e diel i pret ndëshkimi masiv me votë”.
Pasi ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me të dy, kreu i opozitës i targeton Metën dhe Ramën njësoj përgjegjës për keqqeverisjen
“Llomotitjet, Dërdëllitjet bëhet për të mbuluar dështimin e tyre me ekonominë. Janë gati t’i gërryejnë sytë njëri-tjetrit. Kanë qenë të dy në qeverisje. Njëri timonin, tjetri mundësinë ta frenojë. Nuk kanë mbajtur asnjë premtim.
Po me tutat ç’lidhje ka kjo?
…që ti të flasësh për tutat në vend që të flasësh për të papunët e Shqipërisë”
Basha mbrojti listën e tij si më cilësoren në ballafaqim me listat e të tjerëve
“Lista është më përfaqësuesja në këto zgjedhje. Ne do të shkojmë të sigurt drejt fitores. Sa më e thellë fitorja, aq më i shpejtë ndryshimi”.