Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur me protesta nga të rinjtë e PD-së dhe LSI-së sot në Sarandë.
Protestuesit ishin vendosur në rrugë, para se kreu i Qeverisë të niste takimin e tij të llogaridhënies publike në Karahaxh, në një bashkëbisedim me banorë të zonës.
Mësohet se ata kanë qëlluar me midhje drejt makinës së kryeministrit, ndërkohë që mbanin në dorë pankarta “Rama, ik, ose largohu”, raporton Lapsi.al.
Edhe më herët, të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së kanë protestuar para takimeve të Ramës. Kështu ka ndodhur së fundmi në Fier, Vlorë, dhe vende të tjera ku Rama ka zhvilluar takime me komunitetin.