Mediat helene shkruajnë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të nisë një vizitë disa-ditore në Greqi, ku do të marrë pjesë në aktivitetet e Forumit Ekonomik të Delphi-t, një forum i rëndësishëm ndërkombëtar që mbledh liderë politikë, ekonomikë dhe ekspertë nga vende të ndryshme për të diskutuar zhvillimet globale dhe rajonale.
Në kuadër të kësaj vizite, po zhvillohen kontakte intensive diplomatike mes Tiranës dhe Athinës për të mundësuar një takim mes Ramës dhe kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, shkruan Tv.Klan, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportimeve, gjatë 24 orëve të fundit palët kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm për të përcaktuar nëse agjenda e Mitsotakis lejon zhvillimin e një takimi zyrtar, pas kërkesës së paraqitur nga pala shqiptare.