Rama: Rihapja e Bashkësinë Lokale në “Tophane” do t’u ndihmojë qytetarëve

Prishtinë | 05 Kor 2022 | 15:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtoria e Administratës në Komunën e Prishtinës, ka rihapur Bashkësinë Lokale në lagjen “Tophane”, e cila që një periudhë të gjatë ka qenë jashtë funksionit, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se rihapja e kësaj bashkësie do t’i ndihmojë qytetarët, si dhe do t’ua lehtësojë qasjen në dokumentacion.

“Krejt kjo bëhet që të jemi sa më afër qytetarëve të kryeqytetit dhe t’iu ofrojmë shërbime aty ku jetojnë. Tash e kanë mundësinë që shumë dokumente t’i marrin këtu dhe që të mos vijnë në komunë”.

“Edhe në bujqësi kemi bërë hapjen tjetër të bashkësisë lokale dhe do t’i bëjmë në të gjitha pjesët e kryeqytetit. Për çfarëdo problemi dhe nevoja që kanë, mund t’i prezantojnë në bashkësinë lokale. Munden edhe përmes e-Kosova me pas qasje në dokumentacion”, u shpreh Rama.

Të ngjashme