Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë angazhimin e qeverisë që ai drejton për zbatimin e vettingut.
Gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, Rama tha se Shqipëria është gati për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE.
Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje që opozita të mos bojkotojë zgjedhjet por të kthehet në Parlament, shkruan Panorama.
“E informova ministrin e Jashtëm për të gjitha hapat që Shqipëria ka ndërmarrë në përmbushje të prioriteteve për anëtarësimin në BE dhe për të gjitha sfidat që ne kemi, duke nisur nga më e rëndësishmja që është fillimi zbatimit të vettignut, për të pastruar sistemin e drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Duam t’i japim mesazhin e qartë ndërkombëtarëve se Shqipëria është fati për të filluar bisedimet për anëtarësimin në BE. Folëm edhe për rajonin”, ka thënë ai.