Rama telefonatë me Zelenskyn, për çfarë do bisedojnë?

Prishtinë | 13 Jan 2023 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Për herë të parë 30 vite pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Ukrainën, Shqipëria pritet që të hapë një ambasadë në Kiev.

Pas këtij lajmi kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një telefonatë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë të cilës do të flasin për ndihmat ushqimore dhe humanitare që Shqipëria pritet të dërgojë në Ukrainë.

Ndërkaq për pak ditë pritet të dërgohen nga Shqipëria disa ambulanca dhe ndihma ushtarake.

Të ngjashme