Dy ditë pas arrogancës që tregoi në Shkodër me kryebashkiaken Voltana Ademi, kryeministri është shfaqur sërish arrogant në qytetin e Patosit, por kësaj here me një qytetar.
Në një takim me banorë të Zharës, gjatë fjalës së tij Rama është ndërprerë disa herë nga një person, i cili kishte një problem që po e sorollaste nëpër institucione dhe nga inati që s’kishte gjetur zgjidhje kundërshtonte kryeministrin duke i thënë “je duke bërë politikë”.
Në këtë moment ka ndërhyrë Rama, duke e pyetur për gruan.
“Më fal, gruan mirë e ke. E di pse po pyes. Gruaja jote duhej shpallur heroinë që të duron ty. Bëji shumë të fala dhe ta mbash në majë të kohës që të duron ty. Sakrificë e madhe”, i është drejtuar kryeministri banorit.
Për më shumë shihni videon më poshtë: