Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar sot Ndërmarrjen Publike Banesore, ai ka thënë se kjo ndërmarrje ka pasur rritje të hyrave prej 88% në vitin 2023.
Sipas tij NPB ka shënuar një rezultat të shkëlqyer në vitin që po lëmë pas.
NPB, Ndërmarrja Publike Banesore: Shembull i Suksesit në Kryeqytet. Me një përkushtim të pamohueshëm, punonjësit e Ndërmarrjes Publike Banesore arritën një rezultat të shkëlqyer gjatë vitit 2023. Sot gjatë vizitës në Ndërmarrje, kryeshefi ekzekutiv, Artan Berisha, na tregoi për një rritje të të hyrave prej 88%, një sukses i madh në krahasim me vitin 2022”.
Ai theksoi se në bashkëpunim me NPB-në, gjatë këtij viti u renovuan 10 objekte të Qendrave të Mjekësisë Familjare, 6 Institucione Arsimore, Shkolla e Çerdhe, dhe shumë objekte kolektive në Prishtinë.