Rama: Transformimi i FSK-së në ushtri në duar të liderëve politik

| 29 Sht 2017 | 12:05 | Nga

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama ka thënë se shndërrimi i Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur të Kosovës është plotësisht në duart e liderëve politik në vend dhe kjo mbetet një sfidë e radhës, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se është i bindur se do të ketë një vendimmarrje strategjike nga klasa politike.

Këto deklarata komandanti i FSK-së, Rrahman Rama gjatë ceremonisë së betimit të 16 kadetëve të rinj të kësaj force që u mbajt në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme