Rama tregon nëse do të ndërtojë gardhe me gjemba kundër emigrantëve

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 15:14 | Nga

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizionin gjerman ARD dhe i pyetur në lidhje me hapjen e negociatave këtë muaj vendimtar për Shqipërinë, kryeministri ka thënë se është i befasuar me BE-në që sfidon vetveten.

Ndërsa në lidhje me shtimin e emigrantëve të paligjshëm ai ka nënvizuar se do do të ndërtojnë gardhe dhe mure.

Rama shprehet se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, por nga ana tjetër diskuton dhe për habinë e tij se Evropa sfidon vetë objektivat e saj. Më tutje kryeministri shprehet se beson te shpirti i Evropës.

“Nuk e kuptoj se si kjo makineri që kushton miliarda për të hartuar raporte të imtësishme mund të sfidojë objektivat e veta. Sigurisht, e di që ka vende anëtare që kanë probleme të brendshme, por besoj fuqishëm në shpirtin e Evropës. Dhe në shpirtin e Evropës ka një qasje strikte dhe të drejtë, kështu që deri tani qasja ka qenë strikte dhe shpresoj të mos jetë e padrejtë”, tha Rama.

Një temë tjetër e nxehtë mbetet emigracioni i paligjshëm, ku kohët e fundit, listës i është shtuar dhe kalimi i emigrantëve përmes Shqipërisë. Rreth 100 persona kanë kaluar përmes territorit shqiptar vetëm në 10 ditët e fundit. Rama u shpreh se ai personalisht nuk beson tek barrierat fizike (muret dhe telat me gjemba).

“Nuk besoj në barrierat fizike, besoj në barrierën e bashkëpunimit mes shteteve dhe njerëzve. Pra nëse kjo barrierë është e ndërthurur mirë, atëherë çdo gjë është shumë mirë dhe nëse është e bërë siç duhet jo vetëm mbron kufijtë por respekton edhe dinjitetin e njerëzve”.

Statistikat tregojnë se numri i refugjatëve që kalojnë kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë dhe më pas drejt Europës Qendrore, është me 14 herë më i lartë në raport me vitin e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme