Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Kombëtaren tonë të futbollit disa orë para përballjes së saj me Italinë.
Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale Rama ka shkruar një mesazh duke e shoqëruar me fotografinë ku futbollistët e kombëtares u kthyen nga Kampionati Europian.
“Mirëmëngjesi. Dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të paharrueshëm festiv të kuqezinjve. Qoftë kjo e sotmja një ditë krenarie për Kombëtaren tonë, cilidoqoftë rezultati“, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.
Ndeshja Itali- Shqipëri e vlefshme për eliminatoret e botërorit Rusi 2018, do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Renzo Barbera”.