Vaksina antiCovid do të sigurohet në një dozë të kufizuar si fillim dhe brenda 2 muajve të parë të vitit do të nisë vaksinimi.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pa përmendur emra, zbulon se janë në negociata me disa shtete që kanë pranuar të na japin një sasi, ndonëse të vogël, vaksinash, ndërsa nuk kursen ironinë me mënyrën sesi po zhvillohet nga vendet e BE procesi i shpërndarjes.
Në konferencën e përjavshme, Rama pranoi t’i përgjigjet dhe pyetjeve lidhur me vizitën e znj.Osmani në Tiranë. Çështjet që ajo ngriti në parlament ku Rama mungonte, i sheh si deklarata për konsum politik në interes personal.
Kryeministri dhe Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës morën shumë kohë për të folur për projektet në sektorin e energjisë dhe hidrokarbureve dhe shpjeguan dhe arsyet se përse pavarësisht arritjeve në këto sektorë, nuk mund të ketë as ulje të çmimit të energjisë dhe as të karburantit.
Ministrja Balluku pranoi se ankimim që i ka bërë tenderit për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës një ditë më parë, një nga kompanitë e interesuara, ka detyruar Ministrinë të bëjë ngrirjen e procedurës, që do të sjellë një vonesë vetëm 2 javore për të nisur shqyrtimin e ofertave.