Rama vizitë zyrtare në Athinë, pritet të darkojë me ambasadoren amerikane në Greqi

Albania's Prime Minister Edi Rama attends the inauguration of an airbase, in Kocuve, about 85 kilometers (52 miles) south of Tirana, Albania, Monday, March 4, 2024. NATO member Albania inaugurated an international tactic air base on Monday, the Alliance’s first one in the Western Balkan region. The air base situated in Kucove 85 kilometers (52 miles) south of Tirana, the capital, is named after the small town of Kuçove nearby. (AP Photo/Armando Babani)
Prishtinë | 21 Pri 2026 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon një vizitë zyrtare në Athinë, aty ku pritet të ketë takime të rëndësishme.

Rama, siç raporton TopChannel, pritet të takohet me ambasadoren amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ku më pas do të darkojnë.

Kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një vizitë pune në Greqi, me ftesë të Forumit Ekonomik të Delphit, (21-23 prill) një platformë ndërkombëtare e nivelit të lartë, e cila çdo vit bën bashkë liderë politikë, përfaqësues të biznesit, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë bota.

Në forum do të diskutohet për sfidat kryesore globale, për të nxitur dialogun ndërkombëtar, për të shkëmbyer ide dhe për të kontribuar në hartimin e politikave që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin rajonal e global.

Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, me fokus forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ecurinë e punës së përbashkët për dokumentin e ri të partneritetit strategjik mes dy vendeve, për të cilin janë angazhuar ekipet e ministreve të jashtme të dy vendeve. /TopChannel

Të ngjashme