Komuna e Prishtinës ka larguar sot nga rruga shitësit afër Tregut të Gjelbër.
Pas aksionit, kryetari Përparim Rama bashkë me drejtorin e Inspeksionit Florim Dushi kanë vizituar Tregun e Gjelbër, ku kanë premtuar kushte dinjitoze për shitësit.
“Tregu duhet të ofrojë kushte dinjitoze për të gjithë shitësit. Sot, bashkë me drejtorin e Inspeksionit, z. Florian Dushi, vizituam Tregun e Gjelbër, në të cilin është ndërmarrë aksioni për lirimin e hapësirave përreth, si dhe pastrimin e tyre nga mbeturinat e grumbulluara”, shkroi Rama.
Ai falënderoi të gjithë shitësit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin që treguan.