Rama vjen sot në Kosovë, takon Osmanin e Konjufcën

Prishtinë | 06 Kor 2023 | 07:36 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vijë sot pasdite në Kosovë, me rastin e nisjes së turit të tij ballkanik në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit.

Në Prishtinë, ai pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

Zyra e Presidencës në Kosovë ka konfirmuar takimin e sotëm në Prishtinë mes presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas njoftimit të Presidencës, bëhet e ditur se takimi është paraparë të nis në orën 16:00 në Kabinetin e Presidentes në Prishtinë.

Të ngjashme