Rama: VV-ja po e manipulon opinionin për Asociacionin

Prishtinë | 31 Jan 2023 | 21:48 | Nga Ekonomia Online

Komentatori politik, Fidan Rama, ka deklaruar se themelimi i Asociacionit, nuk është kërkesë vetëm e SHBA-ve, por edhe BE-së si dhe një mekanizëm i madh i ndërkombëtarëve të cilët janë të angazhuar për shtebërjen e Kosovës, tash e 23 vjet.

Rama në Kanal10 tha partia në pushtet, Vetëvendosje në mungesë të argumenteve për ta kundërshtuar themelimin e Asociaiconit, po manipulon opinionin që Gjykata Kushtetuese e kundërshton zbatimin e asaj marrëveshje.

“Nuk janë vetëm amerikanët që e kërkojnë zbatimin e Asociacionit. Është BE-ja, Franca me Gjermaninë si dhe një korupus ndërkombëtar që për 23 vjet kanë qenë të angazhuar për ta ndërtuar këtë shtet”.

“Unë e kam një problem, sepse përfaqësuesit e popullit votohen nga populli, dhe njëfarë forme nuk është e domosdoshme që t’iu rrinë mrapa politikave të partisë apo kryeministrit”, tha Rama.

Të ngjashme