Në kompleksin e pallateve “Jedas” në Durrës kanë arritur Edi Rama, Zoran Zaev, Milo Gjukanoviq dhe Aleksandar Vuçiq.
Liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë po shohin nga afër dëmet në kompleksin që ka 185 apartamente dhe që është shpallur i pabanueshëm nga tërmeti i 26 nëntorit.
E gjithë zona përreth është rrethuar nga forca të shumta policore, shkruan Top Channe.
Zaev, Gjukanoviq dhe Vuçiq ndodhen në Shqipëri për të marrë pjesë në takimin e radhës së “Shengenit Ballkanik”.