Rama: Zbatimi i Marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen

Prishtinë | 18 Mar 2024 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se zbatimi i Marrëveshjes dhe i Aneksit të dakorduar mes Kosovës e Serbisë është e rëndësishëm për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka shkruar në rrjetin social X të hënën se nuk mjafton vetëm njohja e Marrëveshjes “që është ligjërisht e detyrueshme”.

“Për të siguruar progres, Marrëveshja dhe Aneksi i zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian. Çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status-quonë. Dhe status-quoja në lidhje me këtë çelës strategjik për një fqinjësi paqësore, të begatë dhe evropiane në mes të Evropës nuk i shërben sigurisë së vetë Evropës”, ka thënë Rama, duke kujtuar takimin e Këshillit Evropian të BE-së më 21 mars.

Të ngjashme