Për maxhorancën kjo është java e fundit e fushatës elektorale për 30 qershorin.
Ndërkohë që opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, Presidenti i Republikës ka anuluar zgjedhjet me një dekret, Partia Socialiste është e vendosur të kryejë votime.
Porositë e fundit për javën e fundit të fushatës dhe aktivitetet e 5 ditëve të mbetura janë dhënë sot në mbledhjen e kryesisë së PS, ku gjithashtu është vendosur edhe vendi dhe data për mbylljen e fushatës. Mitingu për mbylljen e fushatës do bëhet ditën e premte në Vlorë. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama është zgjedhur deputet në qarkun e Vlorës, ndërsa dhe dy zgjedhjet e fundit mitingjet finale janë mbajtur në këtë qytet.