Drejtori i IKShPK-së Naser Ramadani, ka kërkuar të ndërpriten aktivitet shkollore, fetare dhe ato të gastronomisë i masë preventive për shtimin e rasteve me Covid-19, raporton Ekonomia Online.
Krejt kjo sipas tij, në mënyrë që të mos vije deri te bllokimi i sistemit shëndetësorë.
Ramadani në mbledhjen e Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me Covid-19, shtoi se tha se ka rritje të rasteve të vdekjeve me mbi 23% si dhe rritje prej 9 % të numrit të testimeve.
“Sipas projeksionit është projektuar prej 431 deri në 512 raste në këtë periudhë dhe mesatarja e vdekjeve ka rritje mbi 23 %”.
“Kemi pasur rritje të testimeve prej 9%, ne duhet të vazhdojmë me rigorozitet të shtuar të masave të ndërprerjeve të aktiviteteve qofshin ato gastronomisë fetare apo shkollore dhe të gjitha këto do të bëjnë që ta mundim së bashkë”, tha ai, raporton EO.