Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar pikën kufitare ndërmjet Kosovës e Shqipërisë – në Vërmicë, raporton Ekonomia Online.
Në bashkëbisedimin që pati me punonjësit e pikës kufitare në Vërmicë, ai apeloi te ta që të respektojnë në maksimum masat për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.
Kjo sipas tij, duhet të vlejë për secilin që nga kjo pjesë, hyn brenda territorit të Kosovës.
”Kisha lutur që të përçoni mesazhin e respektimit të masave për mbrojtjen e shëndetit”, është shprehur ai në adresimin e tij për medie.
Zemaj ishte i shoqëruar nga drejtori i IKSHPK-së; Naser Ramadani, kryeinspektorja shëndetësore, Nora Krasniqi; dhe kryeinspektori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës, Ibrahim Tërshnajku.
Në Kosovë mbrëmë nga IKSHPK u raportua gjatë ditës 40 persona rezultuan pozitiv me Covid-19.