Ramadani pret në takim lamtumirës përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Alessandra Roccasalvo

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Zv. ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Burim Ramdani, ka pritur në takim lamtumirës përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Alessandra Roccasalvo.

Ai tha se e ka njoftuar atë lidhur me procesin e tranzicionit të FSK-së, aspiratën për integrim në NATO, si dhe gatishmërinë e FSK-së për të marrë pjesë në misione paqeruajtëse, si partnere e barabartë.

Postimi i plotë:

Prita në takim lamtumire znj. Alessandra Roccasalvo, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së.

E falënderova znj. Roccasalvo për punën dhe kontributin e saj disa vjeçar në Kosovë, si dhe për mbështetjen e UNDP-së dhënë institucioneve të vendit.

Po ashtu e njoftova lidhur me procesin e tranzicionit të FSK-së, aspiratën tonë për integrim në NATO, si dhe gatishmërinë e FSK-së për të marrë pjesë në misione paqeruajtëse, si partnere e barabartë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme