Ramadani tregon mënyrën si të sigurohen mjetet për sigurimin shëndetësor të policëve

Prishtinë | 16 Kor 2023 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Burim Ramadani, e ka këshilluar qeverinë Kurti se si t’i sigurojë 4,7 milionë euro për sigurimin shëndetësor të policëve.

Sipas tij kjo shumë është krejtësisht e përballueshme për Buxhetin pak mbi 115 milionësh të Policisë, lëre më Buxhetin në tërësi.

Ramadani shprehet se ri-orientimi i këtij 4.7 milionëshit mund të bëhet në kuadër të procedurave të legjislacionit në fuqi.

“Nuk ka nevojë për buxhet shtesë. Ka nevojë për vullnet shtesë!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

4.7 milionë euro kushton Sigurimi Shëndetësor vjetor për gjithë policët e Kosovës.
Për të gjithë policët.
Shumë kjo krejtësisht e përballueshme për Buxhetin pak mbi 115 milionësh të Policisë, lëre më Buxhetin në tërësi.
Ri-orientimi i këtij 4.7 milionëshit mund të bëhet në kuadër të procedurave të legjislacionit në fuqi.
Nuk ka nevojë për buxhet shtesë.
Ka nevojë për vullnet shtesë!
Kështu, do të ri-lokoheshin mjetet:
• 2 milionë nga Mallërat dhe Shërbimet
• 0.5 milion nga Subvencionet dhe Transferet
• 1.1 milion nga Shpenzimet Kapitale
• 1.1 milion nga Pagat dhe Shtesat.

Të ngjashme