Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka lansuar këngën e tij më të re, dedikuar Kosovës e Shqipërisë.
“Rrjedhë në këngë e ligjërime”, është kënga e titulluar.
Lahaj, e ka publikuar këngën sot, kur Kosova mbushi plot 11 vjet.
Pas publikimit, Lahaj në Facebook i ka dedikuar edhe disa fjalë për Pavarësinë e Kosovës.
“Të dashur bashkatdhetarë. Ky është video-projekti im i parë që si Ambasador i Kulturës në mbarë botën ia kushtoj Kosovës. Në këto kohëra të vështira me temat rreth kufinjve dhe shumë të ri që na ikin çdo ditë nga vendi, do të doja që ky të ishte mesazh shprese. Përndryshe me FSK-në ishim dhe e ngritëm flamurin andaj të gjithë njëzëri të themi ‘ Mos na e prekni kufirin’. Të duam Kosovë!”, ka shkruar ai.
Muzika është realizuar nga Feim Ibrahimi, teksti është shkruar nga Gjokë Beci dhe orkestrimi nga Shpëtim Saraçi.