Ramë Lahaj ia thotë këngës shqip në një shesh në Nancy të Francës

Prishtinë | 11 Qer 2022 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Teori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka publikuar një video në profilin e tij zyrtar në ‘facebook’, ku dëgjohet duke kënduar një këngë shqipe në mes të qytetit Nancy të Francës.

Lahaj ka shkruar se një moment i tillë ia ka qetësuar shpirtin pas një muaji të lodhshëm me prova.

“Për më shumë se një muaj provash të gjata e të lodhshme të produksionit të ri të Tosca-s këtu në Nancy të Francës, sot shpirti më gjeti qetësinë kur mbas një dite të ngarkuar  me të dalë nga Teatri gjej dy muzikant shqiptarë që po luanin muzikën e bukur Shqipe  e unë si amator i saj, patjeter që u ula të shuaj mall bashkë me ata… Zoti u bekoftë kudo që jeni miq, e paçi një fundjavë të lumtun me ma të dashtunit tuaj”, ka shkruar ai./Express/

Të ngjashme