Ramiz Kelmendi e komenton fjalimin e Jahja Kokajt në Kuvend: Bon vaki nuk e din gjuhën shqipe

Prishtinë | 09 Gus 2021 | 21:31 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i PDK’së në Kuvendin e Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka komentuar fjalimin e deputetit aktual të Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, të dhënë në katër gjuhë.

“Nganjëherë bon vaki ai nuk e din mirë gjuhën shqipe me shkru e me lexu krejtë. Unë nuk i di katër gjuhë, e di qit shqipen teme, matematiken, kapak anglisht edhe ndonjë gjuhë që nuk mundem me e folë nganjëherë”, ka thënë ai në emisionin ‘Natë Vere’ në T7, shkruan Gazeta Express.

Deputeti Vetëvendosjes, Jahja Koka ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të seancës së kaluar të deputetit Ardian Kastrati.

Kokaj në fjalimin e tij, ka recituar edhe një poezi, duke thënë pjesë të saj në katër gjuhë, për deputetin Ardian Kastratin.

“Një zotëri i veshur si dordolec me disa lara primitive, tallej dhe lazdrohej me disa metafora të lakuara ditëve të fundit. Ky zotëri dhe disa njerëz në media, do të kishin kryer vetëm shkollën fillore, do të kuptonin se ç’është shpejtësia kozmike, do të kuptonin numrin 7.9 kilometër në sekondë, meqenëse rosakëve duhet tu përsëritet shumëherë që të mësojnë përgjithmonë”, ka thënë Kokaj.

Të ngjashme