Sot, ka gëzim në familjen e kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sepse, reja e tij Elena, ka lindur djalë.
Atij ia kanë vënë emrin Lekë.
I gëzuar është shprehur edhe Ramiz Lladrovci.
“Si gjysh për herë të dytë, ndjehem shumë i lumtur. Kujtimet dhe trashëgimia që kemi, do të ruhet e përcillet më tej, ndër breza, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë në fb i Ramiz Lladrovcit:
Sot, familja jonë u shtua. Elena dhe Driloni kanë djalë, Lekën. Gëzimi ynë është i pamatshëm, edhe Elena, edhe Leka janë mirë.
Si gjysh për herë të dytë, ndjehem shumë i lumtur. Kujtimet dhe trashëgimia që kemi, do të ruhet e përcillet më tej, ndër breza.
Elenë, Drilon, Lekë, paçi lumturinë!