Me rastin e shënimit të 19 vjetorit të rënies së heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Bashke me kryetarin Lladrovci ishin edhe bashkëpunëtor komunal, delegacione nga Komuna e Skenderajt, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, deputet të Kuvendit të Kosovës e shumë qytetar kanë bërë sot homazhe dhe kanë venë kurora lulesh pranë varrit të heronjve të Kosovës, Fehmi e Xhevë Lladrovci në varrezat e dëshmorëve të fshatit Gllanasellë.
Me këtë rast, është vlerësuar lart sakrifica dhe lufta e Fehmiut e Xhevës si dhe gjithë dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës që ranë për lirin e vendit.