Edhe pse ishte paralajmëruar që nga vjet, se stadiumi olimpik do të ndërtohet në Drenas, që nga sot, mori konfirmim nga Qeveria. Me këtë rast, më i lumturi duket të ketë qenë Kryetari i Drenasit, i cili këtë lajm e festoi duke pirë kafe me deputetin Daut Haradinaj.
Ja postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit në rrjetin social:
“Vendimi i sotëm i Qeverisë për stadiumin, është lajm i mirë për Drenasin, Drenicën dhe krejt Kosovën. Stadiumi nacional i paralajmëruar nga Z. Kadri Veseli nga viti i kaluar se do të bëhet në Drenas, tashmë mori rrugën e mbarë.
Faleminderit të gjithë kontribuuesve, në veçanti Kryeministrit Haradinaj dhe Kabinetin qeveritar, të cilët mirëpritën dhe miratuan propozimin e ministrit Kujtim Gashi që Stadiumi nacional të ndërtohet në Drenas.
Këtë gëzim timin personal por edhe të krejt Drenicës, sot e ndava me Daut Haradinajn, në kujtim të të gjithë atyre që me jetë e veprën e vet, i kontribuuan lirisë tonë, ndërsa sot, angazhimit institucional për sundimin e ligjit dhe përparimin e Kosovës.
Faleminderit dhe gëzuar qytetarë të Drenasit, Drenicës dhe krejt Kosovës, Stadiumi nacional!”