Ramiz Lladrovci takon Gent Cakajn e Ali Ahmetin: Duhet të arrihet uniteti i faktorit politik shqiptar

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, se bashku me ish-deputetin e PDK-së, Fatmir Xhelili sot ka takuar ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj dhe kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Lladrovci përmes një postimi në Facebook thotë se kanë biseduar për ilegalitetin e deri në takimin e Prespës.

Postimi i Lladrovcit:

Në takim vëllazëror, diskutuam për shumë tema, nga ilegaliteti e deri në takimin e Prespës. Sot, është më vështirë të arrihet uniteti i faktorit politik shqiptar, për shumë arsye, por, është i mundur dhe duhet të bëhet. Fuqia politike, ekonomike, kulturore dhe historike e shqiptarëve, bëhet e dukshme dhe me respekt edhe nga kundërshtarët tanë, kur jemi të bashkuar.

Diplomacia jonë, ashtu si partitë politike kanë histori dhe traditë. Kemi me se të lavdërohemi gjatë historisë. Secili është përpjekur dhe përpiqet të punojë dhe t’i ngris së më lartë e në vendin e duhur çështjet jetike të shqiptarëve, përpariin e përgjithshëm dhe organizimin sa më të mirë shtetëror për qytetarët.

Ata që e minojnë bashkëpunimin, unitetin dhe vullnetin vëllazëror për interesin nacional, koha do t’i shkel pa mëshirë. Këtë mund ta arrijnë vetëm ata që punojnë me përkushtim, dhe janë të përzgjedhur nga historia. Takim i përzemërt me Dr. Fatmir Xhelilin, Gent Cakajn dhe Ali Ahmetin. Faleminderit vëlla Ali për mikpritjen!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme