Pas humbjes, 0-1 të Real Madridit nga Alavesi mbrëmë, Sergio Ramos insistoi se zërat për shkarkimin e Julen Lopeteguit janë budallallëk.
Ish-trajneri i Portos e ka filluar dobët këtë sezon, duke i humbur tashmë katër ndeshje këtë sezon.
Real Madridi ka harruar të shënojë që katër ndeshje, dhe është përfolur se Reali mund ta shkarkojë Lopeteguin, transmeton IndeksOnline.
”Nganjëherë është më mirë ta ndryshoni trajnerin dhe nganjëherë jo, por është shumë herët të flasim për këtë dhe kjo nuk është në duart e lojtarëve”, tha kapiteni pas humbjes.
”Tjetër kush i bën këto vendime, por nuk është mirë që t’i ndryshojmë trajnerët, do të ishte çmenduri”.
”Ne jemi të parët që e dimë se mund të përmirësohemi dhe kjo është ajo që ne duam ta bëjmë”.
”Të gjithë ata që shkruajnë kundër Real Madridit, e kanë gabim. Duhet të keni durim”.