Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, thuhet se ka informuar menaxhmentin se ai ka refuzuar ofertën e tyre të fundit për rinovimin e kontratës.
Gazetari Siro Lopez në El Golazo de Gol, shkon më tej dhe këmbëngul se Realit i është thënë nga Ramos se ai synon të largohet kur skadon marrëveshja e tij aktuale në qershor.
Ramos ka përjashtuar përfundimisht pranimin e ofertës së Realit, i cili propozoi një kontratë të re me dy sezone në këmbim të pranimit të një uljeje të kushteve të tij, e cila do të shkonte nga 12 milionë euro në vit në 10 milionë euro në vit.
Është pohuar gjithashtu se vendimi i Ramos për t’iu nënshtruar një operacioni në gju këtë javë është parë nga menaxhmenti si diçka “egoist” duke pasur parasysh problemet e tyre të dëmtimeve.
Kapiteni nuk pritet të shihet përsëri në veprim deri në muajin mars.