Ramos konfirmon se do të mungojë gjatë: Pas ndeshjes me Kosovën ndjeva disa shqetësime

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Sergio Ramo ka folur për dëmtimin e papritur që pësoi të mërkurën mbrëma në fitoren 3-1 të Spanjës kundër Kosovës.

Ramo hyri në lojë në minutat e fundit të ndeshjes, por pas takimit, ai qëndroi në fushë për t’u stërvitur.


Aty, kapiteni i Real Madridit thotë se ndjeu disa shqetësime, shqetësime që do ta lënë jashtë ndoshta për së paku një muaj dhe do të humbasë sfidat me Liverpoolin dhe Barcelonën.

“E vërteta është se kam pasur javë të vështira. Fatmirësisht, për disa ditë u ndjeva shumë mirë, por në futboll dhe jetë, fati i keq gjithmonë luan rrol. Pas ndeshjes së djeshme (me Kosovën), qëndrova në fushë për më shumë stërvitje dhe ndjeva dhimbje. Pas testeve u vërtetua se kam probleme muskulore. Ajo që dhemb më së shumti është fakti se s’mund ta ndihmojë ekipin në këto ndeshje më të rëndësishme të sezonit. Do të punoj shumë dhe do ta mbështes ekipin me gjithë shpirt”, shkroi mes tjerash Ramos në Instagram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme