Ramos kritikohet pasi qeshi në momentin kur Salah po largohej nga fusha

Prishtinë | 27 Maj 2018 | 12:03 | Nga

Sergio Ramos ka marrë një mal kritikash pasi është kapur duke qeshur në momentin kur Mohamed Salah po largohej nga fusha në finalen e Ligës sëKampionëve.

Sulmuesi kryesor i Liverpoolit u largua pas 31 minuash lojë pasi pësoi nga një ndërhyrje e fortë fizike në një duel me kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos.

Ramos e goditi në krah Salahun dhe ai u rrëzua në fushë duke mos patur më gjasë që të vazhdojë ndeshjen.

Salah ishte i përlotur teksa po largohej nga fusha, pasi edhe shpresat që ai të luajë me Egjiptin në Botëror janë zbehur.

Në ndërkohë, në pamje televizive të publikuara pas ndeshjes, Ramos shihet teksa kishte qeshur me asistentin e gjyqtarit kryesor teksa Salah po largohej nga fusha në stadiumin olimpik të Kievit.

https://twitter.com/ayoobifm/status/1000485989670899713

“Ramos duke në disponim, nuk e di se çka ndodhi aty”, u shpreh Gary Lineker për pamjet që u transmetuan nga BT Sport.

Sjellja e Ramos është kritikuar ashpër edhe në rrjetet sociale.

Real Madridi fitoi me rezultat 3-1 në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, që ishte triumfi i tretë rresht në këtë garë për klubin mbretëror spanjoll.

Të ngjashme