Sergio Ramos raportohet se përfundimisht do të largohet në këtë verë nga Real Madridi.
Mbrojtësi spanjoll është jashtë kontrate në fund të muajit qershor dhe nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me Los Blancos që ta vazhdojë atë.
Kështu, sipas asaj që raporton gazetari Siro Lopez, Ramos ka vendosur t’i ndajë rrugët me klubin spanjoll.
Florentino Perez i kishte ofruar kapitenit një vit kontratë, mirëpo ky i fundit kishte kërkuar së paku dy sosh për të qëndruar.
Me marrëveshjen që tashmë thuhet se ka dështuar, Ramos do të jetë lojtar i lirë që të përzgjedh aventurën e re.
Ende nuk ka ndonjë destinacion të mundshëm për të, por nuk përjashtohet që ai të kalojë te Juventusi ose Paris Saint-Germain.