Ramos: Pajtohem me Zidanin që të mos ia bëjmë Barcelonës gardën e nderit

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 14:14 | Nga

Ramos thotë se do të bëjnë gjithçka që i thotë Zidane, kështu, Reali nuk do t’ia bëjë gardën e nderit Barcelonës.

Barcelona mund të fitojë titullin një ndeshje para “El Clasicos” me Real Madridin dhe në nderim të kampionit, pothuajse është bërë gjithmonë garda e nderit.

Por, Real Madridi nuk do ta bëjë për Barcelonën – këta e ka bërë të ditur vetë Zinedine Zidane para ndeshjes me Atletico Madridin.

“Nuk do të bëjmë gardën e nderit sepse Barcelona është e para që prishi traditën kështu që pse duhet ta bëjmë?”, tha Zidani.

I të njëjtit mendim është edhe kapiteni i Los Blancos, Sergio Ramos.

“Nuk do të thotë se nuk e respektojmë Barcelonën vetëm sepse nuk do të bëjmë gardën e nderit”, tha Ramos, pas barazimit 1-1 me Atletico Madridin në “Santiago Bernabeu”.

“Gjithmonë kam thënë, do të bëjmë gjithçka që na kërkon trajneri”.

“Njerëzit flasin shumë për këtë, por përderisa trajneri ynë ka thënë jo, duhet të respektojmë këtë”, shtoi Ramos.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme