Ramosaj: Do ta kujtojmë gjithmonë Rifat Stojkajn

Prishtinë | 12 Maj 2026 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka marrë pjesë sot në mbledhjen komemorative të organizuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolegut dhe mikut të tyre, Rifat Stojkaj.

Në një mesazh ngushëllimi, Ramosaj theksoi se Stojkaj do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, korrektësinë dhe respektin që kishte për secilin. Ai vlerësoi lart figurën dhe kontributin e tij, duke shtuar se ndarja nga jeta e Rifat Stojkajt përbën humbje të madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.

“Do të të kujtojmë gjithmonë, Rifat”, thuhet në mesazhin e kryetarit Ramosaj.

Ai gjithashtu u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Stojkaj, miqve dhe të gjithë atyre që po përballen me dhimbjen e humbjes së tij.

Të ngjashme