Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, është shprehur i tronditur nga vdekja e 26 vjeçarit nga Deçani, i cili u godit për vdekje sot në mesditë, në Prishtinë.
26-vjeçari Shkumbin Hebibaj vdiq pasi u godit nga një veturë në rrugën “Agim Ramadani”
Ramosaj thotë se është i tronditur nga lajmi për vdekjen aksidentale të të riut Shkumbin Hebibaj, nga Baballoqi i Deçanit.
“Në këto momente të rënda për familjen Hebibaj, ndajmë dhembjen me ta dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Deçanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen.
Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje!”, shkruan ai.