Ramosaj: Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, është shembull i punës dhe përkushtimit të drejtë

Prishtinë | 24 Sht 2021 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj është pritur në takim nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan.

Ramosaj ka shkruar se komuna e Deçanit për herë të parë ka filluar implementimin e marrëveshjes për të kryer të gjitha obligimet mortore nga komuna dhe për të gjithë qytetarët.

Postimi i plotë:

Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan, është shembull i punës dhe përkushtimit të drejtë, në shërbim të besimtarëve Islam, i kultivimit të Islamit në parimet e shëndosha, siç e thotë libri i shenjtë, Kurani dhe tradita profetike!Sot, gjatë vizitës në këtë institucion të respektuar, dhe të rëndësishem, isha mëse i nderuar me mikëpritjen e Kryetarit z.Rasim Bytyqi me imamët e nderuar të komunës sonë, me të cilët kisha kënaqësinë të vizitojmë Xhaminë e vjetër të qytetit të Deçanit, e cila sikurse shumë xhami të tjera, ishte vatër e rezistencës kombëtare gjatë viteve të 90-ta!Shpreha falenderimin tim të sinqertë për punën dhe angazhimin e tyre parimorë gjithmonë dhe u jam mirënjohës për bashkëpunimin! Ndihem i lumtur, që gjatë qeverisjes sime, për herë të parë, komuna e Deçanit, me propozim- vendimin tim, ka filluar implementimin e marrëveshjes për të kryer obligimet mortore nga komuna, për gjithë qytetarët e komunës sonë!

#PërDeçaninSkaMeUndal.

BR

Të ngjashme