Ka ndërruar jetë Nezir Neziri, njëri ndër luftëtarët e orëve të para të UÇK-së, veprimtar i çështjes kombëtare, ish-eprori i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, dhe njeriu që dha shumë për lirinë e Kosovës.
Pas varrimit të tij në Jabllanicë, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, ka shprehur ngushëllime familjes së Nezirit.
“Sot në Jabllanicë, iu dha lamtumira luftëtarit të lirisë Nezir Nezirit!Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë bashkëluftëtarëve!I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!BR”, ka shkruar Ramosaj.