Kandidati për kryetar të komunës së Deçanit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Ramosaj ka thënë se shëndetësia është një nga prioritetet kryesore të tij si kryetar.
Ai këto fjalë i tha përmes një postimi në Facebook pas një vizite në QKMF-në “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan.
Postimi i plotë:
Shëndetësia ka qenë, është, dhe do të mbetet prioritet i imi si kryetar dhe i komunës që drejtojë!
Sot me kënaqësi vizitova QKMF-në “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, dhe isha shumë i nderuar me mikpritjen nga drejtori dr.Selmon Berisha me gjithë stafin e mrekullueshëm që ka ky institucion!
Mbi të gjitha u ndjeva tepër i lumtur me punën dhe përkushtimin e personelit shëndetësor, në kujdes dhe trajtim dinjitoz të qytetarëve që kërkojnë ndihmë shëndetësore!
Po ashtu jam i lumtur që gjatë qeverisjes katër vjeçare, ju kam ofruar mbështetje të pakursyer për ta rritur standardin e kujdesit shëndetsorë, në investimet e mëdha në kuadër të këtij institucioni, ku sot ka emergjencës të re e shumë modernë, me të gjitha paisjet mjeksore, laboratore e rengene të rinjë e modernë, autoambulanca të reja, renovim dhe funksionalizim të të gjitha reparteve dhe ambulamcave në qendrat tjera, punësim i gjithë mjekëve të rinjë, dhe rikthim në punë i të gjithë mjekëve të pensionuar, dhe nuk kemi me u ndal!